Sulmi në Stamboll: 15 të huaj në mesin e viktimave, ende nuk dihet nëse ka shqiptarë
Në mesin e viktimave të sulmit në klubin e natës në Stamboll, i cili ndodhi në prag të Vitit të Ri ka të paktën 15 shtetas të huaj, kanë konfirmuar nga zyrtarët turq.
Bota
Sipas informacioneve të fundit, persona të armatosur kanë vranë të paktën 39 persona, prej të cilëve 21 janë identifikuar – 15 janë të huaj, ndërsa gjashtë shtetas turq, raporton reuters, transmeton lajmi.net.
Ministri i Policisë turke , Sulejman SOJLE nuk ka zbuluar se prej cilave vende janë viktimat e këtij sulmi, por tha vetëm se “janë në kërkim për terroristët epërfshirë.”
Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët amerikanë t’i shmangen zonave përreth klubit që është sulmuar. /Lajmi.net/