Sulmi në Londër ishte terrorist… I shkeli njerëzit në urë, pastaj me thikë drejt policëve

Një sulmues i panjohur me veturë i ka shkelur të paktën 10 persona në urën Westminster në Londër, dhe më pas me thikë ka plagosur dy policë në hyrje të Pallatit të parlamentit britanik të njohur si Pallati Westminster.

Bota

22/03/2017 16:47

Edhe pse në fillim mendohej se bëhet fjalë për dy incidente të ndara, gazetarja e DW nga vendi i ngjarjes raporton se përgjegjës për këto dy momente dramatike një persona, i cili më pas është vrarë nga policia, transmeton lajmi.net.

Policia e ka bllokuar pjesën ku ka ndodhur incidenti dhe aty shihen vetura dhe helikopterë të ndihmës së shpejt.

Policia ka njoftuar se këtë sulm e trajton si akt terrorist derisa nuk vërtetohet e kundërta.

Motivet deri me tash nuk janë bërë të ditur. Thuhet se shoferi ishte një persona me pamje aziatike dhe i moshës së mesme. /Lajmi.net/
pamjety ijurta unja