Sulmi me çekan në oborrin e Gjykatës në Suharekë, Policia jep detaje: Të dy palët ishin në një seancë gjyqësore
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, saktësisht në oborrin e Gjykatës në Suharekë, degë e Gjykatës Themelore në Prizren. Derisa po pritnin aty, një person ka sulmuar një tjetër me çekan, të dy palë të një seance gjyqësore, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, saktësisht në oborrin e Gjykatës në Suharekë, degë e Gjykatës Themelore në Prizren.
Derisa po pritnin aty, një person ka sulmuar një tjetër me çekan, të dy palë të një seance gjyqësore, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 18.06.2025, para dite, deri sa ishin duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fort, të dy palë në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net. /Lajmi.net/