Sulmi i Kurtit ndaj mediave dhe opozitës, Çitaku: Qasje jo etike, jo patriotike, e papërgjegjëshme dhe neveritëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka marrë pjesë në në një takim të Internacionales Socialiste në New York ku ka thënë se regjimi i vjetër po i paguan mediat me para të pista. Për këtë, ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës. Këtë qasje të Kurtit ajo e ka quajtur si jo…

Lajme

28/09/2024 10:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka marrë pjesë në në një takim të Internacionales Socialiste në New York ku ka thënë se regjimi i vjetër po i paguan mediat me para të pista.

Për këtë, ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës.

Këtë qasje të Kurtit ajo e ka quajtur si jo etike, jo patriotike, të papërgjegjshme dhe neveritëse, shkruan lajmi.net.

“Në vend që të angazhohet për t’i sjellur Kosovës ndonjë njohje apo investim, Kryeministri paska shkuar në New York për të marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, dhe aty paska zgjedhur që të sulmojë mediat dhe “regjimin e vjetër”. Kryeministër, Një qasje e tillë është jo etike, jo patriotike, e papërgjegjëshme dhe neveritëse. Në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kryeministrit është reduktuar në akuza, sharje e shpifje për këdo që nuk mendon si ai. Polarizimi, popullizmi dhe armiqësimi janë mjetet e vetëme të punës që e njeh kjo kastë qeverisëse”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: