Sulmi i Kurteshit ndaj mediave, Kusari: Kjo është periudha më e rrezikshme për gazetarët në historinë e re të Kosovës, falë Vetëvendosjes

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas sulmit të anëtarit të VV dhe përfaqësuesit në KQZ, Sami Kurteshi ndaj mediave. Ai iu drejtua mediave si “ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë”, shkruan lajmi.net. Kusari ka thënë se kjo është dehumanizim i skajshëm, njëlloj siç ia pat bërë partia në…

Lajme

12/03/2025 14:18

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas sulmit të anëtarit të VV dhe përfaqësuesit në KQZ, Sami Kurteshi ndaj mediave.

Ai iu drejtua mediave si “ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë”, shkruan lajmi.net.

Kusari ka thënë se kjo është dehumanizim i skajshëm, njëlloj siç ia pat bërë partia në pushtet gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë, pak para se ta vrisnin.

“Lëviza Vetëvendosje duhet të kërkoj falje dhe të merr masa ndaj Kurteshit. Policia duhet menjëherë të ofrojë mbrojtje të shtuar për gazetarët e Nacionales. Përjashtuar vitet e para të pasluftës, kjo është periudha më e rrezikshme për gazetarët në historinë e re të Kosovës. Falë Vetëvendosjes”, ka shkruar Kusari. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook:

Video ku Sami Kurteshi sulmon mediat: