Sulmi i Gërvallës ndaj Prokurorisë Speciale, Zogaj: Atentat ndaj vetë shtetit ligjor, presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe frikësim të prokurorëve
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pas sulmit që ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka bërë prokurorëve dhe Prokurorisë Speciale në përgjithësi. Sulm ky, që ka ardhur pas aksionit të Prokurorisë Speciale tek Ministria e Bujqësisë dhe intervistimit të ministrit Faton Peci. Zogaj ka thënë se deklarata…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pas sulmit që ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka bërë prokurorëve dhe Prokurorisë Speciale në përgjithësi. Sulm ky, që ka ardhur pas aksionit të Prokurorisë Speciale tek Ministria e Bujqësisë dhe intervistimit të ministrit Faton Peci.
Zogaj ka thënë se deklarata e Gërvallës është e papranueshme dhe thellësisht e rrezikshme për rendin demokratik dhe për pavarësinë e drejtësisë në Republikën tonë.
Sipas tij, të sulmosh publikisht një prokuror dhe të relativizosh veprimet e një institucioni të drejtësisë, vetëm sepse ato nuk përputhen me bindjet ose interesat politike të dikujt, është atentat ndaj vetë shtetit ligjor.
Zogaj përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se gjuha e përdorur nga Gërvalla është presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe frikësim të prokurorëve, shkruan lajmi.net.
“Kosova ka nevojë për drejtësi të pavarur, jo për ministra “të paprekshëm”. Deputetja Gërvalla duhet ta dijë se askush nuk është mbi ligjin, as ministrat, as deputetët, e as ata që dikur janë vetëshpallur “luftëtarë të drejtësisë”. Kjo qasje nuk i ndihmon as reformës në drejtësi, as besimit të qytetarëve në shtet. Përkundrazi, i dëmton të dyja”, ka shkruar Zogaj.
Gërvalla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se intervistimi i Faton Pecit është “hakmarrje ndaj betejës së tij kundër korrupsionit dhe guximit të ti për t’u përballur me secilën shkelje të ligjit, pa marrë parasysh se sa të rrezikshëm janë shkelësit dhe sa shumë shokë e ortakë kanë në Prokurorinë Speciale”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Zogajt në Facebook: