Sulmi i djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë, reagon Haradinaj
Lidhur më sulmin e djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj. I ka inkurajuar ata të mos zmbrapsen.
Lajme
Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:
Sulmi i djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të angazhuar me përkushtim në implementimin e planit operativ “Stop Drogës në Shkolla”, nuk do ta ndalojë zbatimin e këtij aksioni.
Policia e Kosovës ka qenë shumë aktive dhe e suksesshme në përmbushjen e këtij synimi. Jam krah tyre dhe i inkurajoj ata, që të mos zmbrapsen nga kjo luftë me rëndësi jetike për rininë dhe të ardhmen e tyre.
Zotimit tim, për siguri në ambientet shkollore dhe moslejim të ekspozimit të fëmijëve tonë ndaj substancave narkotike, do t’i shkoj gjer në fund. Jam i angazhuar pareshtur, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, që kjo dukuri të mos vazhdojë të helmojë më rininë tonë./Lajmi.net/