Sulmet izraelite vrasin 81 palestinezë në Gaza
Të paktën 81 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në të gjithë Gazën nga pasditja e së shtunës, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Në një incident, të paktën 11 persona, përfshirë fëmijë, u vranë pas një sulmi pranë një stadiumi në Qytetin e…

Bota
Të paktën 81 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në të gjithë Gazën nga pasditja e së shtunës, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Në një incident, të paktën 11 persona, përfshirë fëmijë, u vranë pas një sulmi pranë një stadiumi në Qytetin e Gazës, thanë stafi i spitalit Al-Shifa dhe dëshmitarët për agjencitë e lajmeve. Stadiumi po përdorej për të strehuar persona të zhvendosur, të cilët jetonin në tenda, shkruan BBC.
Ushtria izraelite tha se nuk ishte “në dijeni të lëndimeve si rezultat i sulmit”, përveç “një individi të dyshimtë që përbënte një kërcënim” për forcat e saj.