Sulme vetëvrasëse në Çad, të paktën 27 të vdekur
Tre sulme vetëvrasëse kanë goditur një ishull të Çadit, duke lënë të vrarë të paktën 27 persona, kanë thënë burimet e sigurisë, shkruan BBC.
Bota
Shpërthimi, ndodhi në ishullin e Kaolfouas në pjesën e liqenit nga ana e Çadit, ku goditi një treg javorë, thanë burimet.
Asnjë grup deri më tani nuk paraqitur të jetë mbrapa sulmit, por rajoni është në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve nga militantët e Boko Haramit, transmeton lajmi.net.
Këtë vit, me mijëra persona janë larguar nga ushtarët islamik, në kërkim të sigurisë në ishull.
Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se tre gra kishin kryer sulmin në Koulfoua. Të paktën 80 të tjerë u plagosën nga shpërthimet./lajmi.net.