Sulm terrorist me bombë në Gjermani
Një sulm me bombë ka ndodhur në qytetin bavarez Ansbach.

Bota
Sulmi është kryer nga një refugjat sirian i cili kishte kërkuar ta ndalonin muzikën në festivalin “Ansbach Open”, shkruan Bild, transmeton lajmi.net
Është raportuar për një të vrarë dhe dhjetë të plagosur kur bomba eksplodoi jashtë hyrjes.
Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann ka thënë se qëllimi ishte i qartë, për të vrarë sa më shumë njerëz.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:00 mbrëmjen e kaluar dhe koncerti është ndërprerë menjëherë, ndërsa ekipet e sigurisë dhe të shpëtimit kanë dalur menjëherë në vend.