Sulm në Venezuelë, Maduro akuzon ShBA-në

Qeveria e Venezuelës dënoi atë që e quajti një “agresion ushtarak shumë serioz dhe të rëndë” nga SHBA kundër pjesëve të shumta të vendit, pasi shpërthime u raportuan në kryeqytetin Karakas dhe në vende këtë të shtunë. Në një deklaratë, qeveria akuzoi SHBA-në për kryerjen e një sulmi ndaj Karakasit dhe shteteve Miranda, Aragua dhe…

Lajme

03/01/2026 09:36

Qeveria e Venezuelës dënoi atë që e quajti një “agresion ushtarak shumë serioz dhe të rëndë” nga SHBA kundër pjesëve të shumta të vendit, pasi shpërthime u raportuan në kryeqytetin Karakas dhe në vende këtë të shtunë.

Në një deklaratë, qeveria akuzoi SHBA-në për kryerjen e një sulmi ndaj Karakasit dhe shteteve Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Presidenti Nicolas Maduro ka nënshkruar një gjendje të jashtëzakonshme dhe ka urdhëruar që të gjitha planet e mbrojtjes kombëtare të zbatohen “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”, thuhet në një deklaratë nga qeveria.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje forcave shoqërore dhe politike të Venezuelës të mobilizohen dhe të mbrojnë vendin.