Sulm me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuari – policia gjen armë dhe granatë në shtëpinë e tij

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për sulm me thikë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është rrahur dhe therur me thikë nga i dyshuari. Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital. Policia ka…

Lajme

08/03/2026 09:54

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për sulm me thikë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është rrahur dhe therur me thikë nga i dyshuari. Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47 me 78 fishekë, një granatë dore, dy shok-bomba, tri thika, një jelek antiplumb, para në dinarë serbë si dhe pajisje që dyshohet se përdoren për përgatitjen e narkotikëve.

Në lidhje me rastin janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. Ndërkaq, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.