Sulm me makinë-bombë në një qytet kurd (Foto)
Mediat turke raportojnë se vetëm disa ora pas votimit, në qytetin Nusajbin, i cili gjendet në provincën Mardin, ka shpërthyer një makinë bombë, transmeton lajmi.net.

Bota
Nga kjo ngjarje janë lënduar mbi 20 persona, ndërsa tre prej tyre kanë marrë plagë më të rënda.
Në provincën Mardin shumica e popullsisë janë kurdë.
Akoma nuk dihet se kush është përgjegjës për këtë sulm por e vetmja gjë që dihet është se bomba që ka shpëthyer sot ka qenë e vendosur në një makinë./lajmi.net