Sulm me armë ndaj objektit të Parlamentit të Libisë

Persona të armatosur e kanë sulmuar të martën objektin e Parlamentit të Libisë, teksa ky i fundit po përgatitej për ta zgjedhur kryeministrin e ri.

Bota

29/04/2014 21:08

Motivi i sulmit që ka ngjarë të martën ende nuk dihet.

Si transmeton REL, një zëdhënës i parlamentit i ka thënë agjencisë Reuters se disa njerëz janë plagosur nga të shtënat.

Zëdhënësi Omar Hmeidan ka shfaqur bindjen e tij se personat e armatosur kanë lidhje me kandidatin tjetër për kryeministër të Libisë.

Dëshmitarët kanë thënë se ligjvënësit e Libisë janë parë duke ikur nga ndërtesa.

Libia është përballur me situatë të vështirë të sigurisë që nga koha e përmbysjes së diktatorit Muamer Gadafi.

Qeveria e Libisë po bën përpjekje që t’i kontrollojë milicitë dhe ish-rebelët të cilët kanë ndihmuar në rrëzimin e Gadafit, por që tashmë refuzojnë të çarmatosen.