Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet për tretman mjekësor

Një person në Leposaviq ka raportuar se është sulmuar fizikisht gjatë një ahengu. Si pasojë e sulmit, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se lidhur me rastin, është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime. “Leposaviq 06.12.2025-22:45. Viktima mashkull kosovar…

Lajme

07/12/2025 09:48

Një person në Leposaviq ka raportuar se është sulmuar fizikisht gjatë një ahengu.

Si pasojë e sulmit, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se lidhur me rastin, është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.

“Leposaviq 06.12.2025-22:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë një ahengu, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton PK.