“Sulltanesha Kosem” është shtatzënë

Beren Saat është një nga aktoret më të famshme turke, e cila është shumë e dashur edhe për publikun shqiptar.

ShowBiz

20/01/2018 09:00

Në vitin 2014 aktorja kishte kurorëzuar dashurinë disa vjeçare me Kenan Dogulu, shkruan lajmi.net.

Mediet turke tashmë kanë përhapur lajmin se është kuptuar arsyeja përse aktorja së fundi është thënë se nuk është mirë me shëndet.

Siç raportohet në mediet turke, “Sulltanesha Kosem” është në pritje të ëmbël dhe atë në muajin e tretë të shtatzënisë.

Megjithatë, aktorja nuk ka konfirmuar ende asgjë në lidhje me shtatzëninë e saj. /Lajmi.net/