Sule afër rinovimit me Bayernin
Mbrojtësi Niklas Sule pritet të mbetet pjesë e Bayern Munchen.
Sport
Sipas ‘Bild’, Sule do të nënshkruaj në ditët e ardhshme kontratën e re me Bayern Munchen, transmeton lajmi.net.
Kontrata aktuale e 25-vjeçarit do të skadojë në 2022, por kampionët gjermanë janë të interesuar ta vazhdojnë kontratën me mbrojtësin me kushte të reja.
Chelsea kohët e fundit ka qenë e lidhur me një transferim të Sule, por duket se mbrojtësi do të mbetet në ‘Bavari’.
Gjermani, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me fanellën e ‘Bavarezëve’ në të gjitha garat, duke realizuar dy gola. /Lajmi.net/