“Sukses i madh” për Vjosa Osmanin, ulet në Moldavi mes Scholzit e Macronit

Ka nisur Samiti në Moldavi ku po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo që bie në sy është fakti se e para e shtetit aty është ulur në mes të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emanuel Macron, shkruan lajmi.net. Fotot janë publikuar nga kryekëshilltari i Osmanit, Blerim Vela. “Samiti i…

Lajme

01/06/2023 12:49

Ka nisur Samiti në Moldavi ku po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo që bie në sy është fakti se e para e shtetit aty është ulur në mes të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emanuel Macron, shkruan lajmi.net.

Fotot janë publikuar nga kryekëshilltari i Osmanit, Blerim Vela.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela. /Lajmi.net/