Sukses i madh për FSK-në: Merr medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretëri të Bashkuar
Ekipi i FSK-së në kuadër të aktiviteteve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, mori pjesë në garën “Cambrian Patrol” e cila është organizuar nga Ushtria Britaneze. Në këtë garë, ky ekip i FSK-së është dekoruar me medaljen e argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipeve ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.…

Lajme
Ekipi i FSK-së në kuadër të aktiviteteve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, mori pjesë në garën “Cambrian Patrol” e cila është organizuar nga Ushtria Britaneze.
Në këtë garë, ky ekip i FSK-së është dekoruar me medaljen e argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipeve ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.
“Gara “Cambrian Patrol” është një nga garat më sfiduese në botë dhe ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerise fushore, dhe përballje me situata të burgosurve. Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses në aktivitetet ndërkombëtare”, ka shkruar FSK.
FSK ka njoftuar se çmimet për ekipet pjesëmarrëse janë ndarë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjeneral Sir Roly Walker, ndërsa nga FSK pjesë e kësaj ceremonie ishin, Atasheu i Mbrojtjes Kolonel Agron Bajrami, Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë Nënkolonel Jaser Mulla dhe Rreshter majori Komandues Fehmi Lulaj. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: