Sukses i madh në Eurovision, Shkodra Elektronike paralajmëron album të ri

Pas suksesit në Eurovision që këtë vit u mbajt në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi ka njoftuar publikimin e një albumi të shkurtër, ‘EP’ (që përmban 3 deri në 6 këngë) me titull “Shndrit”. Ky album bëhet e ditur se do të lansohet për fansat…

ShowBiz

20/05/2025 16:30

Pas suksesit në Eurovision që këtë vit u mbajt në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, duket se nuk e ka në plan të ndalet.

Grupi ka njoftuar publikimin e një albumi të shkurtër, ‘EP’ (që përmban 3 deri në 6 këngë) me titull “Shndrit”.

Ky album bëhet e ditur se do të lansohet për fansat e publikun më 23 maj (e premte).

Po pritet gjithashtu me kuriozitet pas suksesit që korrën duke u renditur në vend të 8-të në kompeticionin e famshëm muzikor.

Fituese sivjet vlen të ceket se u shpall Austria që u përfaqësua nga JJ me “Wasted Love”.

Në vend të dytë u rendit Izraeli, për të cilin pati shumë zhurmë kurse në vend të tretë Estonia.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të vazhdojë karriera e Beatriçe dhe Kolë, që për momentin janë në vëmendje të madhe.