Sukses fantastik – Sigal Prishtina kualifikohet në fazën “play-off” në ENBL

Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur një sukses fantastik. Klubi nga kryeqyteti është kualifikuar për në fazën e playoffit në kuadër të ENBL-së, pas rezultateve te ndeshjeve të fundit nga kundërshtarët e saj. “Plisat” e humbën në ndeshjen e fundit në grup nga Keila Coolbet të luajtur me 20 janar. Por, përkundër këtij rezultati ata…

Sport

10/02/2026 19:53

Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur një sukses fantastik.

Klubi nga kryeqyteti është kualifikuar për në fazën e playoffit në kuadër të ENBL-së, pas rezultateve te ndeshjeve të fundit nga kundërshtarët e saj.

“Plisat” e humbën në ndeshjen e fundit në grup nga Keila Coolbet të luajtur me 20 janar.

Por, përkundër këtij rezultati ata kanë përfunduar në vendin e 5-të në grupin B, me 4 fitore e 4 humbje.

Kjo e bën skuadrën e Sigal Prishtinës, skuadrën e vetme kosovare që kalon tutje, pasi Peja ka kohë që është përjashtuar nga kjo garë, për shkak të mos udhëtimit në Çeki, për ndeshjen ndaj Olomouckos.