Suharekë: Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë derisa po shkonte në spital në Suharekë pasi nuk ishte ndier mirë me shëndet. Ai sipas policisë ka vdekur nga sulmi kardiak në zemër. Raport i plotë: VDEKJE E NATYRSHME Suharekë 21.01.2025–08:55. Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor,…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë derisa po shkonte në spital në Suharekë pasi nuk ishte ndier mirë me shëndet.
Ai sipas policisë ka vdekur nga sulmi kardiak në zemër.
Raport i plotë:
VDEKJE E NATYRSHME
Suharekë 21.01.2025–08:55. Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor, pasi që nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Mjeku kujdestar me të arritë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve .