“Sugjerimet mbaji për vete”-“S’besoj që ju hyn në udhë çka kam përjetu në udhëtime zyrtare” Kryetari i Gjykatës Supreme debaton me anëtarin e KGjK-së

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësorë është duke vazhduar diskutimi mbi pikat e rendit të ditës. Tani radha është tek raportimi i kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi. Rexhepi ka prezantuar planin tre mujor brenda 1 minuti e pak. E pas kësaj, anëtarja e KGjK-së, gjyqtarja Afërdita Bytyçi ka pyetur gjyqtarin në lidhje me përqindjen e…

Lajme

10/09/2026 10:20

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësorë është duke vazhduar diskutimi mbi pikat e rendit të ditës.

Tani radha është tek raportimi i kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi.

Rexhepi ka prezantuar planin tre mujor brenda 1 minuti e pak.

E pas kësaj, anëtarja e KGjK-së, gjyqtarja Afërdita Bytyçi ka pyetur gjyqtarin në lidhje me përqindjen e ulët të zgjidhjes së lëndëve në të cilën gjyqtari deklaroi se nuk është edhe e ulët, por se lëndët janë të shumta.

Pas kësaj, anëtari tjetër, Ahmet Imami e pyeti në lidhje me udhëtime e shpeshta e takimet zyrtare.

Me këtë rast ai i propozoi gjyqtarit që deklarimet mbi raportin ti bëjë më të zgjeruara për hir të publikut, por gjyqtari Fejzullahu iu kundërpërgjigj duke i thënë që “sugjerimet ruaji për veti”

“Sugjerimet ruaji për vete, po të njoftoj se gjitha aktivitetet e gjykatës supreme janë të pasqyrume në faqe e publiku ka qenë i njoftuar për ato aktivitete”,deklaroi ai.

Me këtë rast anëtari tha se me gjasë gjyqtari e ka personalizuar.

“Kur ti më sugjeron mua diçka, unë e personalizoj”,shtoi ai.

“Unë ju sugjeroj juve edhe të tjerëve se jam anëtar i këshillit, ju raportoni këtu jo unë juve. Unë ju sugjerova juve dhe të gjithëve sepse për një muaj 20 sekonda, mendoj se duhet të jeni më gjeneroz jo diçka personale”.

“Kërkesa që përfshin raportimi s’ka nevojë diçka tjetër, përpos kërkesa për raportim. Mundem me ju fol një orë për atë çka kom përjetu nëpër udhëtime zyrtare po s’besoj që ju hyn në udhë juve,shtoi gjyqtari Fejzulahu./Lajmi.net/