Suedezi vendos rekord të ri në kërcim me shkop në sallë

Në Paris ai e dërgoi gjithë botën në ekstazë. Armand Dyplantis theu rekordin botëror në kërcim me shkop duke arritur lartësinë 6.25 metra, e duke fituar titullin e dytë botëror. Më pas, ia shtoi edhe një centimetër këtij rekordi në stadiume, pra në ambiente të hapura duke u ngjitur në 6.26 metra në një turne…

Sport

03/03/2025 09:12

Në Paris ai e dërgoi gjithë botën në ekstazë. Armand Dyplantis theu rekordin botëror në kërcim me shkop duke arritur lartësinë 6.25 metra, e duke fituar titullin e dytë botëror.

Më pas, ia shtoi edhe një centimetër këtij rekordi në stadiume, pra në ambiente të hapura duke u ngjitur në 6.26 metra në një turne në Poloni, ndonëse historia e këtij nuk përfundoi këtu.

Tashmë, Dyplantis arriti një lartësi të re. Në Mitingun e turit botëror në salla të mbyllura, mbajtur në Klermon Ferran të Francës, ai kërceu me shkop 6 metra e 27 centimetra.

Këtë e bëri që në provën e parë për këtë lartësi.

Për të imagjinuar epërsinë e 25-vjeçarit mjafton të themi se vendi I dytë, greku Karalis pati rezultatin 6 metra e 2 centimetra.

9 e nisi me 5.65, vazhdoi me 5.91 e 6.02, përcjell abcnews.

Fitoi garën me 6.07 metra dhe menjëherë e ngriti stekën 20 centimetra duke kërkuar rekordin botëror.

Ky është rekordi I 11-të I tij në karrierë dhe vetëm Sergej Bubka ka arritur më shumë, plot 35.