Suarez në Barcelonë, kontrata ia ndalon kafshimin

Luis Suarez mund të transferohet në Barcelonë vetëm me një kusht: nëse nuk i kafshon futbollistët. Gjiganti katalunas e ka ndërmend ta përmend në klauzolë të kontratës këtë fakt, nëse e transferon yllin e Liverpoolit.

Sport

30/06/2014 18:46

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Luis Suarez. Përkundër suspendimit që e pësoi prej katër muajsh nga çdo aktivitet, pasi e kafshoi Giorgio Chiellinin, Blaugrana duan t’ia bëjnë dhuratë trajnerit Luis Enrique sulmuesin uruguaian të Liverpoolit.

Për ta bërë këtë, gjiganti katalunas është i gatshëm t’ia prezantojë një ofertë të rëndësishme Liverpoolit, por pa i harruar kushtet për ish futbollistin e Ajaxit.

Siç shkruan tabloidin britanik, Mirror, katalunasit e kanë prezantuar një klauzolë anti-kafshim, e cila ia ndalon sulmuesit uruguaian ta bëjë një gjë të tillë.

Kështu ka vendosur Barça, me qëllim që t’ia ndalojë Suarezit përsëritjen e këtij gjesti, aspak sportiv.