Suarez, është radha jote (Video)

Përforcimi i ri i Barcelonës, Luis Suarez do të kërkojë sonte golin e tij të parë me fanellën e gjigantit katalan në debutimin me skuadrën e re në Camp Nou, në kuadër të La Ligës. 

Sport

01/11/2014 12:29

Luis Suarez sonte do të debutojë në Camp Nou me fanellën e Barcelonës, në një ndeshje zyrtare të La Ligës.

Pas paraqitjes së parë të hidhur si anëtar i gjigantit katalan, në humbjen 3:1 kundër Real Madridit në El Clasicon e javës së kaluar në Santiago Bernabeu, Suarez do të shijojë Camp Noun, në ballafaqimin me një kundërshtar më të lehtë, Celta Vigo.

Dhe, ai e ka radhën të dëshmohet në paraqitjen e tij të parë në La Ligë si futbollist i Barcelonës, duke kërkuar golin në debutim.

Një gjë të tillë në të kaluarën e kanë bërë shumë futbollistë që kanë krijuar historinë me ekipin si Johan Cruyff, Diego Maradona, Romario, Rivaldo e Ronaldinho. Suarez, është radha jote.