Sturridge të rikthehet kundër Crystal Palaces

Sulmuesi kryesor për momentin i skuadrës së Liverpoolit, Daniel Sturridge pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të cilën skuadra e tij e zhvillon kundër Crystal Palaces.

Sport

08/11/2014 17:01

Daniel Sturridge është duke shikuar që të rikthehet për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij kundër Crystal Palaces e cila zhvillohet më 23 nëntor në Selhurst Park.

“Unë do të jem gati për këtë takim. Nëse do zoit, unë do jem gati. Jam duke punuar për një gjë të tillë”, tha Sturridge për Bt Sport.

Liverpooli nuk është duke shënuar shumë gol që nga lëndimi i Daniel Sturridges, që ka qenë një goditje mjaft e madhe për trajnerin Rodgers.

Ai nuk ka luajtur për Liverpoolin që nga fitorja me rezultat 3-0 kundër Tottenhamit në fundin e gushtit të këtij viti. Sidoqoftë, ai do të rikthehet për ndeshjen e ardhshme, që zhvillohet pas ndeshjeve të kualifikuese për Euro 2016.