Stupcat paralajmërojnë emision të ri

Grupi i humorit ‘Stupcat’ kanë paralajmëruar nisjen e një emisioni të ri zbavitës, të cilin e kanë emërtuar ‘Mjegulla në Aeroport’. Këtë e kanë bërë të ditur anëtarët e këtij grupi përmes rrjetit social, Facebook. Në fotografi, përpos Vedat Bajamit, Osman Azemit dhe Mensur Safqiut, treshes së famshme të këtij grupi, shihen edhe këngëtaret: Genta…

ShowBiz

24/12/2013 19:00

Grupi i humorit ‘Stupcat’ kanë paralajmëruar nisjen e një emisioni të ri zbavitës, të cilin e kanë emërtuar ‘Mjegulla në Aeroport’. Këtë e kanë bërë të ditur anëtarët e këtij grupi përmes rrjetit social, Facebook.

Në fotografi, përpos Vedat Bajamit, Osman Azemit dhe Mensur Safqiut, treshes së famshme të këtij grupi, shihen edhe këngëtaret: Genta e Gili, si dhe kompozitori, Ilir Berani, që duket se ishin mysafirë të emisionit të parë. Nuk dihet ende se në cilin program do të transmetohet ky projekt i humoristëve më të mirë në Kosovë për momentin.