Studimi: Të jetuarit shëndetshëm ulë rrezikun e çmendurisë

Të jetuarit shëndetshëm mund të ulë drastikisht rrezikun e zhvillimit të çmendurisë, ka gjetur një studim i ri.

Lifestyle

15/07/2019 16:52

Hulumtimi sugjeron se rreziku i zhvillimit të çmendurisë u ul në 32 për qind tek njerëzit që ndjekën një stil të shëndetshëm jetesës, në krahasim me ata që jetonin jo-shëndetshëm, transmeton lajmi.net.

Autorja kryesore Dr. Elzbieta Kuzma, në Universitetin e Shkollës Mjekësore Exter, tha se studimi ishte i pari që gjente një korrelacion në mes jetesës së shëndetshme dhe predispozitave gjenetike të çmendurisë.

“Të qëndruarit në një stil të shëndetshëm jetese ndërlidhej me një reduktim të rrezikut të çmendurisë, pa marrë parasysh rrezikut gjenetik”, deklaroi Dr. Kuzma.

Studimi, i publikuar në JAMA dhe i prezantuar në Konferencën ndërkombëtare të Asociacionit të Alzheimerit për vitin 2019 në Los Anxhelos, analizoi të dhënat e 196,383 të të rriturve në Evropë të moshës mbi 60 vjeç. /Lajmi.net/