Studimi: Mishi i kuq, një ndër shkaktarët e sëmundjeve të zemrës

Të konsumuarit mish të kuq dy herë në javë rritet rreziku i sëmundjes së zemrës dhe vdekjes së hershme, sugjeroi një studim.

Lifestyle

03/02/2020 21:48

Ata që hanin dy porcione mish të kuq në javë ishin tri herë më të rrezikuar ndaj vdekjes së parakohshme, gjeti studimi i realizuar në 30 mijë njerëz, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, zakoni i të ngrënit mish të kuq rriti rrezikun e sëmundjeve në zemër deri në shtatë për qind.

Vetëm mishi i peshkut bënte përjashtim dhe ishte plotësisht i sigurt, sipas studiuesve amerikanë.

Gjetjet vijnë pas një raporti të diskutueshëm të vitit të kaluar, që sugjeronte se lidhja ndërmjet mishit dhe sëmundjeve të zemrës ishte e dobët dhe nuk ekzistonte. /Lajmi.net/