Studimi: Ky lloj i maskave nuk iu ofron mbrojtje nga koronavirusi

Maskat e përgatitura në shtëpi, me shtresa të shumta të pëlhurave janë modelet më të mira të ndalimit të përhapjes së koronavirusit, sipas studimit të ri.

Lifestyle

30/06/2020 23:09

Hulumtuesit nga Universiteti i Floridës ekzaminuam materiale dhe modele të ndryshme, për të gjetur opsionin më të mirë për ngadalësimin e përhapjes së virusit nëpërmjet spërklave, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Sipas studimit, maskat e stilit ‘bandana’ janë ato që nuk ofrojnë aspak mbrojtje nga Covid-19.

Kreu i studimit, Dr Stella Batalama, tha se ata donin të zbulonin opsionet më të mira për zvogëlimin e përhapjes së COVID-19.

“Studiuesit tanë kanë demonstruar se si maskat janë në gjendje të zvogëlojnë ndjeshëm shpejtësinë dhe gamën e spërklave të frymëmarrjes”, tha Batalama.

Ata testuan një gamë të maskave që janë lehtësisht të disponueshme për publikun e gjerë.

Maskat me shtresë të vetme ishin ato që përbënin më së shumti fragjilitet në aspektin e mbrojtjes.

Udhëheqësja e studimit, Dr Siddhartha Verma, tha që ata donin të përcjellin para publikut rëndësinë e distancës sociale dhe vendosjes së maskave. /Lajmi.net/