Studimi: Edhe doza më e ulët e aspirinës mund të shkaktojë gjakderdhje në kafkë

Edhe marrja e një doze të ulët të aspirinës për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe goditjen e zemrës shoqërohet me një rrezik në rritje të gjakderdhjes në kafkë, sipas një raporti të ri.

Lifestyle

15/05/2019 12:20

Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 13 studime të mëparshme, në të cilat mbi 130 mijë njerëz të moshave 42-74 vjeçare, të cilët nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru, të cilëve iu dhanë aspirinë dozë të ulët për parandalimin e këtyre gjendjeve shëndetësore.

Një aspirinë zakonisht përkufizohet si dozë e ulët nëse është midis 75-100 miligram, transmeton lajmi.net.

Njerëzit që morën dozë më të madhe kishin një rrezik 0.46% të gjakderdhjes së kokës gjatë periudhave të kombinuara të provës. Për ata që morën aspirinë me dozë të ulët, rreziku ishte 0.63%, sipas studimit, të botuar të hënën në revistën JAMA Neurology.

Marrja e një doze të ulët aspirine çdo ditë ishte rekomanduar për të rriturit e moshuar për shkak të aftësisë së njohur të aspirinës për të parandaluar trombocitet që të formonin një mpiksje. /Lajmi.net/