Stresi reagon pasi Xheneta kërkoi të shihte deklaratat e tij – bie edhe çmimi i madh

Stresi ka trazuar të gjithë me një deklaratë të bërë kundrejt banorit të Big Brother, Vullnet Krasniqi. Ai doli kundër gazetarit, i cili në një rrëfim të bërë të premten deklaroi se është homoseksual. Mbrëmë (e diel) banorëve në shtëpi u ka rënë gongu, ku duhej të zgjidhnin nëse dëshironin të shihnin videon, por që…

ShowBiz

31/12/2024 20:05

Stresi ka trazuar të gjithë me një deklaratë të bërë kundrejt banorit të Big Brother, Vullnet Krasniqi.

Ai doli kundër gazetarit, i cili në një rrëfim të bërë të premten deklaroi se është homoseksual.

Mbrëmë (e diel) banorëve në shtëpi u ka rënë gongu, ku duhej të zgjidhnin nëse dëshironin të shihnin videon, por që çmimi do të zbritej në 160 mijë euro.

Vullneti nuk pranoi dhe tha se nuk ka interes, gjersa këtë më pas e pranoi Xheneta Fetahu.

Pas kësaj, Stresi ka bërë një reagim duke bërë një postim në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Mirëmëngjesi për të gjithë ata banorë që u mërziten pse Xheneta ua hupi 10 mijë euro”, u shpreh ai ndërsa shfaqi një shumë të madhe parash.

Konkurrentët brenda filluan me debate pasi kjo nuk ishte e drejtë dhe se nuk duhej parë videoja për t’u zbritur çmimi.