Stresi ironizon me lirimin e Encës nga burgu

Pas lirimit të këngëtares Enca nga burgu ka ardhur reagimi nga ana e reperit nga Shqipëria, Stresi. Enca Haxhia u arrestua për shkak si iu gjet kanabis në ballkonin e shtëpisë. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të “Instagramit”, këngëtarja falënderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj…

ShowBiz

21/09/2023 10:20

Pas lirimit të këngëtares Enca nga burgu ka ardhur reagimi nga ana e reperit nga Shqipëria, Stresi.

Enca Haxhia u arrestua për shkak si iu gjet kanabis në ballkonin e shtëpisë.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të “Instagramit”, këngëtarja falënderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhë të vështirë.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë ditëve të vështira që kalova“, shkruan Enca në “Instastory”.

Por duket se daljen nga burgu dhe reagimin e Encës, reperi Stresi, nuk e ka pritur aspak mirë dhe për këtë ka reaguar me një koment në rrjetet sociale.

“Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke ironizuar hapur Encën./Lajmi.net/