Stomatologët tregojnë se çfarë rreziku përbëjnë njollat e bardha në dhëmbë

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët.

Lifestyle

24/02/2020 16:46

Fjala është për fluorozën e dhëmbëve e cila zhvillohet që nga fëmijëria, pas daljes së dhëmbëve të përhershëm, transmeton Telegrafi.

Në smalt kjo merr të ashtuquajturën pamje të “njollave të bardha” në dhëmbë, ndërsa shfaqet për shkak të sasisë së madhe të fluorit në ujë të pijshëm.

Fluoroza e smalt shfaqet vetëm në moshën e formimit të smalt të dhëmbëve dhe si e tillë është shkak për t’u brengosur.

Mirëpo, nëse njollat e bardha shfaqen në moshën e rritur madje befasisht, atëherë mund të jetë shkak për t’u brengosur. Atëherë njollat e tilla mund të jenë simptomë e kariesit të hershëm, posaçërisht nëse pikat e bardha gjenden mu në afërsi të mishit të dhëmbëve.

Kjo ndodh kur bakteret në gojë, të cilat kanë qenë të karbohidratizuara, fillojnë të tajitin thartirën e cila sulmon strukturën e dhëmbëve. Atëherë pika e bardhë shfaqet si lezione nën të cilat fillon të krijohet zgavër.

Në atë moment procesi i kalbjes së dhëmbit ka gjasa të ndërpritet – aq më parë me qitjen e fluorit në pika të bardha, gjë që i ndihmon dhëmbit të vetëshërohet.