Stoke befason kampionin

Stoke City shkaktoi befasi të madhe duke mposhtur në udhëtim kampionin në fuqi të Premierligës, Manchester City me rezultat minimal 1:0.

Sport

30/08/2014 18:57

Manchester City shquhet si skuadër e fortë si nikoqir. Por, kampioni i Premierligës humbi në shtëpi nga Stoke City me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së tretë.

Pjesa e parë nuk solli gola. Kurse, momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 58-të kur Mame Biram Diouf shënoi golin e vetëm e që doli të jetë i fitores për Stoke Cityn.

Rezultatet:

Manchester City – Stoke City 0:1

Newcastle United – Crystal Palace 3:3

Queens Park Rangers  – Sunderland 1:0

Swansea City – West Bromwich Albion 3:0

West Ham United –Southampton 1:3