Stipe Mesic do të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit
Komuna e Gjilanit do ta shpall “Qytetar Nderi” presidentin historik të Kroacisë, Stipe Mesic. Lajmin e ka bërë të ditur Lutfi Haziri me anë të një postimi, shkruan lajmi.net Haziri ka thënë se kjo u bë me propozim të asamblistëve të LDK-së dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal. Në postimin e tij, Haziri ka kritikuar ekzekutivimin…

Lajme
Komuna e Gjilanit do ta shpall “Qytetar Nderi” presidentin historik të Kroacisë, Stipe Mesic.
Lajmin e ka bërë të ditur Lutfi Haziri me anë të një postimi, shkruan lajmi.net
Haziri ka thënë se kjo u bë me propozim të asamblistëve të LDK-së dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Në postimin e tij, Haziri ka kritikuar ekzekutivimin në komunën e Gjilanit, duke thënë se do të tentojnë t’i vjedhin meritat.
Postimi i plotë:
Me propozimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, më 6 qershor, Presidenti historik i Kroacisë, Sh.T.Z. Stipe Mesic, do të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit.
Ky propozim vjen pas shpalljes Qytetar Nderi të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj.
Ne kemi miq dhe miqtë i ndajmë me qytetarët e Gjjlanit, duke i bërë pjesë të jetës sonë. Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen.
Ky ekzektiv aktual që ka degraduar, mbetet si në rastet tjera që të mundohet të ‘vjedhë’ ndonjë meritë në ceremoni, se përtej Llabjanit as nuk munden e as nuk kanë miq.
Falemenderit Grupit më të madh politik në Kuvend – LDK-së, Avdyl Aliut dhe Kryesuesit Kushtrim Kadriu, të cilët, përveç që po bëhen gardianë të Gjilanit, po ruajnë miqësi që me dekada e kemi ndërtu.
Në veçanti, faleminderit mikut të çmuar, Idris Sylejmani, i cili jeton me dekada në Kroaci, për kontributin e tij të madh për shqiptarët kudo që jetojnë, duke bërë vepra e punë të jashtëzakonshme për kombin tonë./lajmi.net/