Stilistët rekomandojnë: Ky do të jetë stili i vetullave më në trend gjatë vitit 2022

Trendi i grimit dhe formësimit të vetullave luan një rol shumë të rëndësishëm në rutinën e bukurisë tuaj.

Lifestyle

08/12/2021 17:58

Aktualisht, ekspertët e bukurisë rekomandojnë vetulla më natyrale, më të trasha, ndryshe nga vitet 2000, kur ato ishin sa më të holla, transmeton lajmi.net.

Stilistët kanë bërë të ditur llojin e vetullave që pritet të jetë në trend gjatë vitit të ardhshme.

Sezonin e ardhshëm, stilistët këshillojnë vetullat natyrale, por me një kthesë më të butë se vitet e mëparshme.

Sipas tyre, vetullat duhet të jenë sa më natyrale, të plota, të theksuara vetëm sa ngjyra jonë natyrale. Përveç kësaj, rekomandohen vetulla të buta dhe të ashpra.

Prandaj, kur aplikoni grimin e vetullave, përpiquni ta bëni atë të duket sa më natyral.

Këshilla është të zhytni penin në hije dhe t’i lyeni lehtë vetullat. /Lajmi.net/