Sterling befason me deklaratë: Chelseat i duhet një trajner që thotë fjalën e fundit

Futbollisti i Chelseat, Raheem Sterling është paraqitur në një interviste për mediat në Angli. Ai ka folur rreth situatës te Blutë e Londrës dhe për trajnerin ideal. Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë përmes kësaj interviste ka befasuar të gjithë me deklaratën në lidhje me trajnerët. Në njëfar mënyre ai tregoi se Chelsea gjatë kësaj kohë…

Sport

05/05/2023 18:24

Futbollisti i Chelseat, Raheem Sterling është paraqitur në një interviste për mediat në Angli. Ai ka folur rreth situatës te Blutë e Londrës dhe për trajnerin ideal.

Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë përmes kësaj interviste ka befasuar të gjithë me deklaratën në lidhje me trajnerët. Në njëfar mënyre ai tregoi se Chelsea gjatë kësaj kohë nuk pati trajner që kanë autoritet, shkruan Lajmi.net

“Chelsea duhet ta ketë një trajner që thotë fjalën e fundit për gjithçka”, u shpreh Sterling

Blutë e Londrës gjatë këtij sezoni kanë ndërruar tre trajnerë, Thomas Tuchel, Graham Potter dhe Franka Lampard. Duket se kjo treshe nuk është e duhura për Sterlingun.

Kujtojmë që Chelsea është në bisedime me trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino dhe është kandidati potencial për të marrë stolin ‘blu’./Lajmi.net/