Statovci tregon pse u largua nga Keku: Ishte vendim moral, jam prekur shumë nga rasti kundër Dinamos

Trajneri i njohur kosovar, Faruk Statovci në një intervistë për Lajmi.net, tregoi vendimin për t’u larguar nga ekipi i Kekut. Një rast diskutabil ishte gjatë ndeshjes kundër Dinamos, që e shtyu trajnerin kosovar të jap dorëheqje nga klubi. “Ndoshta ka qenë ndeshja vendimtare për Kekun. Arsye ka qenë edhe rasti për penallti. Por kur trajneri…

Sport

27/05/2023 11:47

Trajneri i njohur kosovar, Faruk Statovci në një intervistë për Lajmi.net, tregoi vendimin për t’u larguar nga ekipi i Kekut.

Një rast diskutabil ishte gjatë ndeshjes kundër Dinamos, që e shtyu trajnerin kosovar të jap dorëheqje nga klubi.

“Ndoshta ka qenë ndeshja vendimtare për Kekun. Arsye ka qenë edhe rasti për penallti. Por kur trajneri nuk i arrin objektivat. Atëherë unë mendoj se dorëheqja është morale. Unë i kam marrë të gjitha përgjithësitë. Por, aty ishte një rast që më ka prekur shumë, ne kemi drejt me dhënë mendimin tonë. Pra, kemi qenë të dëmtuar. Jam prekur shumë, sepse çdo trajner e do suksesin. Unë me klubin e Kekut kam qenë i lidhur, sepse kam luajtur edhe futboll me ta. Dhe kam pasur suksese të mëdha si lojtar”, u shpreh trajneri Faruk Statovci

Video e plotë: