Statistikat e Messit në përballjet me ekipet angleze

Sulmuesi është treguar shumë i suksesshëm në përballjet me ekipet angleze.

Sport

29/09/2021 17:18

Lionel Messi ishte protagonist mbrëmë në fitoren 2-0 të Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.

Messi shënoi kundër Manchester Cityt golin e tij të parë në fanellën e PSG, duke e vulosur fitoren e gjigantit francez kundër kampionit të Premier Ligës.

Fakt interesant është që ylli argjentinas veçse që shënoi golin e parë për ‘Parisienët’, ai po ashtu regjistroi golin e tij numër 27 në karrierë kundër skuadrave angleze.

Argjentinasi ka një rekord fantastik të golave kundër skuadrave si Manchester United, Arsenal, Chelsea e Liverpool.

Më poshtë i gjeni statistikat e Messi në përballjet me ekipet angleze:

Arsenal – 6 ndeshje – 9 gola

Manchester City – 7 ndeshje – 7 gola

Manchester United – 6 ndeshje – 4 gola

Chelsea – 10 ndeshje – 3 gola

Tottenham – 2 ndeshje – 2 gola

Liverpool – 4 ndeshje – 2 gola