Statistika interesante nga dita e shtunë e Premier League

Premier League angleze ka dhuruar ndeshje fantastike edhe në ditën e djeshme.

Sport

16/08/2015 09:50

Tottenham 2-2 Stoke City ishte njëra nga ndeshjet më interesante , por fatkeqësisht nuk debutoi edhe Xherdan Shaqiri.

Tani ju sjellim disa nga statistikat më interesante nga ndeshjet e ditës së shtunë të Ligës Premier.

*Southampton pas dy javëve ka pranuar 3 gola nga kundër sulmet, kurse gjatë gjithë edicionit të kaluar
kishte pranuar vetëm 2.
*Me fitoren ndaj West Ham United, Leicester mbylli seritë negative prej 20 ndeshjeve pa fitore në Londër
*Tottenhami ka shkaktuar më së shumti penalti deri më tani qysh nga starti i edicionit të kaluar
*Qysh nga gushti i vitit 2010, Dimitry Payet ka kontribuar në realizimin e 93 golave (ose ka shënuar ose ka asistuar). 4 më shumë se Ozil e Mata në të njëjtën periudhë.
*Sunderlandi ka pranuar 7 gola në dy ndeshjet e para për herë të parë qysh prej vitit 1970-71
*Newcastles i janë treguar 8 kartona të kuq qysh nga starti i edicionit të kaluar, më shumë se çdo skuadre tjetër.