Starton edicioni i ri në Serie A, Interi e nis mbrojtjen e titullit ndaj Genoas

Sot fillon edicioni i ri 2021/22 në kampionatin e Italisë.

Sport

21/08/2021 08:47

Sot nga ora 18:30 nis sezoni i ri në Serie A, me ndeshjen hapëse mes Interit dhe Genoas, shkruan lajmi.net.

‘Nerazzurët’, hyjnë në edicionin e ri me shumë ndryshime në formacion, por me synimin e njëjtë që të mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Duel tjetër interesant i kësaj xhiro është edhe ndeshja mes Udineses dhe Juventusit që luhet nesër nga ora 18:30.

“Zonja e Vjetër”, kërkon të rikthejë titullin e kampionit, për këtë ka sjellur në ekip emra si Manuel Locatelli dhe trajnerin Max Allegri.

Roma e Jose Mourinhos luan në shtëpi nesër nga ora 20:45 në derbin e këtij raundi kundër Fiorentinës.

Në të njëjtën koha Napoli e pret Spezian, ku llogaritet favorit për të fituar tre pikët e para.

Xhiro mbyllet të hënën me një tjetër duel interesant mes Sampdorias dhe Milanit nga ora 20:45.

‘Rossonerët’ i kanë shtuar ‘apetitet’ pasi edicionin e kaluar e mbyllën në vendin e dytë, ndërsa këtë vit synojnë të parin.

Pritet një edicion i rivalizuar me shumë skuadra që do të jenë në garë për fronin.

Çiftet e të gjitha ndeshjeve në xhiron e parë të Serie A. /Lajmi.net/