Starmer mbron vendimin për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar jashtë luftës me Iranin

Kryeministri britanik, Keir Starmer është pyetur në lidhje me luftën në Iran, rreth ndikimit të saj dhe nëse trupat britanike do të përfshihen. Starmer mbron vendimin e tij për të mos u bashkuar në këtë luftë, raporton BBC. “Forcat tona të armatosura po punojnë ditë e natë për të mbrojtur jetën britanike dhe interesat britanike…

Bota

11/03/2026 17:05

Kryeministri britanik, Keir Starmer është pyetur në lidhje me luftën në Iran, rreth ndikimit të saj dhe nëse trupat britanike do të përfshihen.

Starmer mbron vendimin e tij për të mos u bashkuar në këtë luftë, raporton BBC.

“Forcat tona të armatosura po punojnë ditë e natë për të mbrojtur jetën britanike dhe interesat britanike në Lindjen e Mesme”.

“RAF ka kryer mbi 230 orë operacione mbrojtëse mbi vende të shumta, duke rrëzuar dronë të shumtë, duke mbrojtur jetët britanike dhe aleatët tanë”, ka thënë ai.