Stagnojnë negociatat mes PSG dhe Lille për Renato Sanches

E ardhmja e Renato Sanches vazhdon të jetë akoma e paqartë. Lojtari është mes dy destinacioneve. Mesfushori portugez është e qartë që do të largohet nga Lille, por nuk dihet akoma skuadra e tij e ardhshme. ‘L’Equipe’ shkruan se PSG dhe Lille kanë ngecur në negociata dhe nuk po avancojnë, përcjell lajmi.net. Megjithatë, drejtori sportiv…

Sport

24/07/2022 19:52

E ardhmja e Renato Sanches vazhdon të jetë akoma e paqartë. Lojtari është mes dy destinacioneve.

Mesfushori portugez është e qartë që do të largohet nga Lille, por nuk dihet akoma skuadra e tij e ardhshme.

‘L’Equipe’ shkruan se PSG dhe Lille kanë ngecur në negociata dhe nuk po avancojnë, përcjell lajmi.net. Megjithatë, drejtori sportiv i PSG, Luis Campos shpreson akoma në transferimin e Renato Sanches.

Campos shpreson që ta mbyll këtë marrëveshje derë të mërkurën e kësaj jave.

Ajo ditë është edhe dita kur skuadra e PSG kthehet nga ‘Camp des Loges’.

Milan vazhdon të jetë në pritje, si destinacioni i dytë më i mundshëm për Sanches. /Lajmi.net/