Stafi i lartë i Policisë së Kosovës pret në takim zyrtarët e njësive elitare pas suksesit në garën “King Abdullah Special Operations” në Jordani

Drejtori i Policisë së Kosovës, njëherësh stafi i lartë i policisë ka pritur në takim zyrtarët e njësive speciale-elite, të cilët ishin pjesë e garës “King Abdullah Special Operations Training Center” në Jordani, që ishte garë ndërkombëtare e njësive elitare policore/ushtarake, ku pjesëmarrëse kanë qenë 38 ekipe të shteteve të ndryshme të botës, të cilat…

Lajme

23/10/2025 14:17

Drejtori i Policisë së Kosovës, njëherësh stafi i lartë i policisë ka pritur në takim zyrtarët e njësive speciale-elite, të cilët ishin pjesë e garës “King Abdullah Special Operations Training Center” në Jordani, që ishte garë ndërkombëtare e njësive elitare policore/ushtarake, ku pjesëmarrëse kanë qenë 38 ekipe të shteteve të ndryshme të botës, të cilat kanë garuar në disa disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktikës: gjuajtje me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda, përfshirë ushtrime të natyrës së kësaj fushe të operimit policor/ushtarak.

“Drejtori Hoxha me stafin menaxhues, përgëzuan njësitë elite të PK-së, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këto gara treguan profesionalizëm të lartë, duke arritur rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme. Ekipi i PK-së ka arritur të futet në pjesën finale të garave ‘King Challange’, duke arritur rezultate pozitive karshi ekipeve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës”,thuhet në njoftimin përkatës.

Gjithashtu takimi falënderues rezultoi me synimin që PK-ja me njësitë e saj të vazhdojë punën, angazhimin dhe përkushtimin drejt ngritjes së mëtejme profesionale dhe arritjes së rezultateve pozitive, që paraqesin imazhin pozitiv të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/