Stadiumi i mallkuar për Barcelonën (FOTO)
Barcelona ka një stadium ku nuk e mban mend kur ka shënuar fitore.
Sport
Barcelona është mysafire e Real Sociedadit në xhiron e ardhshme të La Ligës.
Gjiganti katalan do ta vizitojë stadiumin “Anoeta” ku nuk ka aspak bilanc të mirë. Në fakt, fitorja e fundit e Barcelonës në Sociedad ishte në vitin e largët 2007, përcjell “Lajmi.net”.
Aso kohe ekipi udhëhiqej nga trajneri Frank Rijkaard dhe përbëhej nga yjet si Iniesta e Eto’o.
Të vetmit që janë ende në ekip nga ajo kohë janë Iniesta e Leo Messi.