Stacioni Policor në Gjakovë sekuestron dy armë zjarri pa leje nga dy persona të dyshuar

Përmes një komunikate për media, Stacioni Policor në Gjakovë, ka bërë të ditur se ka sekuestruar dy armë pa leje nga dy persona të dyshuar në fshatin Gërqinë të Gjakovës. “Me datën 07.08.2024 Stacioni Policor në Gjakovë ka sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoleta të mbajtura pa leje përkatëse nga dy persona të dyshuar…

Lajme

07/08/2024 14:18

Përmes një komunikate për media, Stacioni Policor në Gjakovë, ka bërë të ditur se ka sekuestruar dy armë pa leje nga dy persona të dyshuar në fshatin Gërqinë të Gjakovës.

“Me datën 07.08.2024 Stacioni Policor në Gjakovë ka sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoleta të mbajtura pa leje përkatëse nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është zbuluar pasi që dy të dyshuarit për armëmbajtje pa leje kishin publikuar fotografi ku i ekspozonin armët e zjarrit.

“Operacioni policor është ndërmarrë pasi të dyshuarit publikuan një fotografi ku ekspozonin armët e zjarrit. Pas një hetimi të shpejtë, një patrullë policore dhe njësia e hetimeve janë nisur drejt vendbanimeve të të dyshuarve (fshati Gërqinë-Gjakovë), ku janë sekuestruar armët e zjarrit“, bëhet e ditur tutje në komunikatë.

Rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Të dyshuarit për rastin janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa hetimet do të vazhdojnë ende.

Komunikata e plotë për media:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 Stacioni Policor në Gjakovë ka sekuestruar dy armë zjarri të mbajtura pa leje përkatëse nga dy persona të dyshuar

 Gjakovë, 7 gusht 2024

 Me datën 07.08.2024 Stacioni Policor në Gjakovë ka sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoleta të mbajtura pa leje përkatëse nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Operacioni policor është ndërmarrë pasi të dyshuarit publikuan një fotografi ku ekspozonin armët e zjarrit. Pas një hetimi të shpejtë, një patrullë policore dhe njësia e hetimeve janë nisur drejt vendbanimeve të të dyshuarve (fshati Gërqinë-Gjakovë), ku janë sekuestruar armët e zjarrit.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, dhe hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Me respekt./Lajmi.net