Sportisti kosovar paraqitet me simbolet e Kosovës në mes të Spanjës
Triatleti kosovar, Albion Ymeri, ka garuar sot në Kampionatin Botëror, disiplina e duatlonit, që po mbahet në Ibiza të Spanjës, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. Në një konkurrencë tejet të fortë, bursisti kosovar olimpik Paris 2024, u rendit i 44-ti nga 60 pjesëmarrës. Ymeri garoi me simbolet shtetërore të Kosovës në Spanjës, shtet ky që…
Sport
Triatleti kosovar, Albion Ymeri, ka garuar sot në Kampionatin Botëror, disiplina e duatlonit, që po mbahet në Ibiza të Spanjës, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në një konkurrencë tejet të fortë, bursisti kosovar olimpik Paris 2024, u rendit i 44-ti nga 60 pjesëmarrës.
Ymeri garoi me simbolet shtetërore të Kosovës në Spanjës, shtet ky që ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Spanja në muajt e fundit ua kishte mohuar këtë të drejtë sportistëve të sporteve tjera./Lajmi.net/