“Sport” zbulon përforcimin e madh të Barcelonës
Barcelona do të tentojë blerjen e Philippe Coutinhos nga Liverpool në fillim të vitit 2018.

Sport
Barcelona nuk është dorëzuar në përpjekje për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.
E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Barcelona do të bëjë një tentim final për blerjen e brazilianit në fillim të vitit 2018.
Coutinho ishte objektiv i madh i klubit katalan para fillimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Por, “Reds” paraqitën kërkesë të lartë për të cilën Barcelona nuk shprehu gatishmëri ta paguajë andaj ish ylli i Interit nuk u largua nga Anfield. /Lajmi.net/